Sunday, June 2, 2013

AFËRDITA DRESHAJ - TURQI - LEONARDO DI CAPRIO !!!

Afërdita Dreshaj i ka përveshur mëngët dhe i është futur punës me të kthyer nga vizita e saj e gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kohëve të fundit ajo është duke qëndruar në Stamboll pasi që është kontraktuar nga një këngëtar turk që të shfaqet në videoklipin e tij. Gjatë qëndrimit të saj në qytetin me histori të begatë të Turqisë, ajo ka vizituar vende të ndryshme historike. Mediat i kanë kushtuar vëmendje të posaçme duke e prezantuar si bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën aktorit holivudian, Leonadro Di Caprio. Në pyetjen se nëse mendon që në të ardhmen ta vizitojë Turqinë së bashku me të dashurin e saj, Di Caprion, ajo shprehet se patjetër që në të ardhmen do ta vizitojnë së bashku. Deri më tani këngëtarja dhe fituesja e kurorës Miss Universe Kosova nuk e ka pranuar aferën e saj me Di Caprion, të paktën jo në mediat shqiptare. Mirëpo, tash së fundmi ajo e ka pohuar një lajm të tillë në mediat turke, duke zbuluar kështu edhe arsyen e vërtetë e prishjes së fejesës me këngëtarin Shpat Kasapi.

No comments:

Post a Comment